Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: Nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prishtinë, ajo është marrëveshje e kryetarit të komunë

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 19:04
Abdixhiku: Nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prishtinë, ajo është marrëveshje e kryetarit të komunë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me ngjarjet e sotshme në komunën e Prishtinës. Abdixhiku tha se LDK nuk ka një marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në këtë komunë

Ai tha se Përparim Rama ka marrëveshje me PDK-në dhe jo LDK-ja. Ai u shpreh se Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së.

Deklarimi i plotë:

Kryetarët e komunave kanë të drejtën e tyre të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata e konsiderojnë. Nuk mund të them që ne kemi marrëveshje me PDK-në. Mund të ju gënjej por s’kemi. Po ta kemi një marrëveshje të tillë, ma tregoni pra. LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në. E kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën këtë çështje. Kemi thënë që s’kemi marrëveshje, në rregull meqenëse nuk kemi marrëveshje LDK-PDK, unë dua që të qartësoj për publikun, sepse mediat po pyesin që ka marrëveshje të tillë, se ne nuk kemi. Ato janë marrëveshje të kryetarit të komunës me partitë tjera politike. LDK me PDK nuk ka një marrëveshje të tillë.

Përparim Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së. Ai vazhdon të jetë kryetar i komunës. LDK me aq sa mundet dhe aq sa ka mundësi, do të kontribuoj në realizimin e programit fitues të LDK-së në Prishtinë. Ne kemi marr mbështetje qytetare për këtë punë, jemi të interesuar të ndihmojmë Prishtinën, por në qoftë se ju më pyesni se a kemi marrëveshje me PDK-në, nuk ka një marrëveshje tillë dhe s’ka pasur bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në. Këto janë marrëveshje të kryetarit të komunës që i bën me partitë tjera, por LDK-ja nuk ka një marrëveshje të tillë

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
  • 13:42Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
  • 13:31Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për "keqpërdorim të detyrës zyrtare"