Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin Kosovë–Shqipëri për integrimet euroatlantike

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 19:24
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin Kosovë–Shqipëri për integrimet euroatlantike

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar sot një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Në takim u diskutuan zhvillimet politike rajonale, sfidat e sigurisë dhe rëndësia e koordinimit mes Kosova dhe Shqipëria në proceset euroatlantike.

Postimi i plotë:

Sot pata një takim të përzemërt dhe të frytshëm me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet politike në rajon, sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike. U ndalëm posaçërisht te nevoja që zëri ynë të jetë i unifikuar dhe i qartë në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në çështjet që lidhen me stabilitetin rajonal, demokracinë funksionale dhe sundimin e ligjit.

Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi histori, vlera dhe aspirata të përbashkëta. Por mbi të gjitha, ndajnë përgjegjësinë që bashkë, në mënyrë serioze dhe të koordinuar, të kontribuojnë në paqen e qëndrueshme dhe perspektivën evropiane të rajonit tonë.

Ritheksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional, të dialogut të rregullt politik dhe të përkrahjes reciproke në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ky bashkëpunim mbetet një shtyllë strategjike për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe për forcimin e rolit tonë në arenën ndërkombëtare.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal
  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës
  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas