Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku prezanton Visar Azemin si kandidat të LDK-së për kryetar të Ferizajt: Shembull i njeriut që e njeh qytetin në rrënjë

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 21:43
Abdixhiku prezanton Visar Azemin si kandidat të LDK-së për kryetar të Ferizajt: Shembull i njeriut që e njeh qytetin në rrënjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga një tubim i mbajtur në Ferizaj, Abdixhiku e ka përshkruar qytetin si “porta që lidh veriun me jugun, lindjen me perëndimin” dhe shembull të zhvillimit përmes punës e përkushtimit.

Ai tha se qyteti meriton një udhëheqje “përtej të zakonshmes”, duke theksuar se Azemi e njeh mirë realitetin dhe nevojat e qytetarëve.

Visar Azemi ka përfunduar studimet në inxhinieri elektrike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniversitare në menaxhim financiar ndërkombëtar në Universitetin e Maryland-it. Ai ka përvojë në udhëheqje projektesh të mëdha, organizata ndërkombëtare dhe ligjërim në bazat ushtarake amerikane.

Sipas Abdixhikut, Azemi përfaqëson një gjeneratë që kombinon dijen teknike me vizionin strategjik dhe është i gatshëm të vendosë qytetarin në qendër të vendimmarrjes, duke punuar me transparencë dhe përkushtim për zhvillimin e Ferizajt.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:09Katër herë Kosova e pa Thaçin pas transferimit në Hagë, vizitat mes dhimbjes dhe lamtumirës
  • 19:07BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
  • 19:02Kurti pas vdekjes së Flora Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot!
  • 18:33Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian
  • 18:30Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën