Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit: Veprimtaria e tij la gjurmë të pashlyeshme

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 13:34
Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit: Veprimtaria e tij la gjurmë të pashlyeshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Dacit, dukë thënë se ishte një figurë e veçantë e jetës sonë publike dhe akademike.

Ai tha se Daci, në periudhat më të vështira për popullin tone, siç shkoi, u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci. Akademik Daci ishte një figurë e veçantë e jetës sonë publike dhe akademike, që me dije të thellë, integritet dhe përkushtim i shërbeu vendit si Kryetar Kuvendi, deputet, akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore. Veprimtaria e tij la gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në Kosovë”.

“Në periudhat më të vështira për popullin tonë Akademik Nexhat Daci u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me urtësi, vizion dhe përgjegjësi shtetërore, ai kontribuoi në forcimin e themeleve të shtetit të Kosovës. Trashëgimia e tij në fushën e arsimit të lartë, të shkencës dhe të jetës institucionale do të mbetet një vlerë e çmuar për brezat që vijnë”.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Akademik Nexhat Dacin”, është shprehur Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para