Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku takim me artistë: Do t’i mbështesim ata që pasurojnë jetën publike me ide dhe emocione

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 16:34
Abdixhiku takim me artistë: Do t’i mbështesim ata që pasurojnë jetën publike me ide dhe emocione

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim me artistë dhe pjesëtarë të kulturës në Prishtinë.

Ai ka thënë se LDK-ja do të investojë në kulturë dhe do t’i mbështesë institucionet kulturore.

Postimi i tij:

LDK për kulturë.

Sot pata kënaqësinë të takoj artistë, krijues e njerëz të kulturës sonë. Biseduam me respekt e vëmendje për sfidat me të cilat përballen, për vizionin e tyre për vendin dhe për rolin jetik që arti ka në shoqërinë tonë.

Arti nuk është luksi i një kombi; është froni i shpirtit të tij. Është kujtesë, identitet, edukim dhe dritë që na udhëheq përpara. Një vend që respekton kulturën, respekton vetveten. Një shtet që investon në art, investon në të ardhmen.

Ne kemi obligim moral dhe institucional t’i mbështesim ata që krijojnë, që ruajnë trashëgiminë dhe që e pasurojnë përditë jetën publike me ide, emocione dhe vlera. Kosova meriton kulturë të fortë, artistë të respektuar dhe hapësira të denja për krijim.

Atyre u shpalosa dhe programin tonë.

Faleminderit për bisedën e mençur, për ndjeshmërinë dhe për dashurinë ndaj këtij vendi. Frymëzimi që vjen nga arti është forca jonë për të ndërtuar një Kosovë më të bukur, më humane dhe më dinjitoze.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:59Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit
  • 16:39Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë
  • 16:37Haradinaj tenton t’i qetësojë qytetarët: S’kemi asgjë me policinë tonë
  • 16:35Eskalon protesta edhe te Qeveria
  • 16:33Të arrestuar e të plagosur, Policia holandeze del me detaje për protestën në Hagë