Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 15:39
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Kryetari i Lumir Abdixhiku, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Olivier Guérot, Ambasadorin e Francës në Kosovë.

Gjatë takimit, Abdixhiku thotë se diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së, me fokus në stabilitetin institucional dhe situatën rreth Presidentit.

“Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së Presidentit. Vlerësova se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte thelbësore për funksionimin demokratik të vendit”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e Francës për Kosovën dhe rolin e saj në forcimin e demokracisë dhe orientimit evropian.

U bisedua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit tonë. Po ashtu, theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euro-atlantike, dhe partneriteti me shtetet mike si Franca është thelbësor për këtë rrugëtim”, shkruan ai.

Më shumë nga Lajme

  • 19:49Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur
  • 19:44Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
  • 19:42Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive
  • 19:32Apeli vërteton dënimin me nga 15 vjet burgim për Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës në Kosovë
  • 19:30Kjo është gjendja shëndetësore e policit të lënduar në aksidentin e Malishevës