Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar mësimdhënësit. Ai ka thënë se ata mbajnë në supe barrën më të rëndë të vendit – edukimin e brezave të rinj.
“Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.”
