Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: Vendimi në Hagë s’e dënon UÇK-në, gabim të thuhet kjo

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 22:54
Abdixhiku: Vendimi në Hagë s’e dënon UÇK-në, gabim të thuhet kjo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që politikanët dhe populli të mos thotë që po dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai nuk deshi të paragjykojë procesin i cili është në fazën e apelit, por ritheksoi që kjo gjuhë nuk duhet përdorur nga politikanët dhe këtë ua ka kërkuar edhe ai vetë.

“Ju lutem, mos e thoni, mos e thoni që dënohet UÇK-ja, sepse s’dënohet UÇK-ja. Ju lutem, kjo nuk bën të thuhet kështu…edhe kështu ua kam kërkuar të gjithë liderëve politikë…edhe kështu e kërkoj vazhdimisht dhe dua të argumentojmë, dhe jam në gjendje të argumentoj me secilin njeri kundërshtar të republikës së Kosovës që UÇK-ja nuk është kriminale”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

“Nuk po nuk po them katër, tre dy, një nuk mund ta paragjykoj procesin sepse është në proces, ju lutem. Por ajo që po them është që duhet nuk bën ta themi këtë gjuhë. Kjo nuk bën të thuhet…kjo gjuhë”.

“Edhe po të ishte ashtu, e që s’është, edhe po të ishte ashtu ne do të duhej të bënim gjithçka që mos mos ta merrnim përsipër këtë autorësi. Kjo gjuhë nuk është e jona”.

Ai përsëriti se ndryshimet në ligjin për Specialen nuk kanë asnjë efekt juridik.

“Të gjithë e kanë ditë se është mashtrim. E gjithë klasa politike e ka ditë që është mashtrim. Ligji nuk zhbën Gjykatën Speciale dhe nuk ka asnjë efekt juridik sepse do të rrëzohet nga Dhomat e veçanta të Gjykatës Kushtetuese dhe këtë e kemi thënë”, deklaroi Abdixhiku.

Theksoi se rruga e vetme ka qenë dykahore – Apeli dhe Diplomacia.

Reklamë

“Unë besoj që ligji dhe iniciativa për të ndryshuar mandatin e Gjykatava të veçanta i ka bërë dy efekte vetëm dy në fakt tri. Efekti i parë që i ka dhënë cdo argument Bashkimit Evropian që Kosova është shtet joserioz sa i përket qasjes në drejtësi. E dyta ka rënduar procesin për ata në apel sepse ajo mund të interpretohet si ndërhyrje në drejtësi dhe e treta i ka dhënë çdo argument Serbisë të thotë ‘ja shikone me çfarë kam punë’. Unë mendoj dhe ne kemi menduar me plot guxim, me plot bindje, pa frikë por që tani rezonoi në zhurmë dhe s’u dëgjua që rruga e vetme ka qenë dykahore – Apeli ku atakohen argumentet dhe gabimet e pretenduara dhe Diplomacia”, u shpreh ai.

Abdixhiku ka thënë edhe se është e padrejtë, e turpshme dhe ofenduese të paraqitet LDK-ja si parti kundër UÇK-së.

“Kjo ndasi që bëhet është e padrejtë, është e turpshme, e thënë të drejtën, dhe ofenduese edhe vetë për UÇK-në, pra ofenduese edhe për vetë luftën. Po kur të thuhet se LDK-ja është kundër UÇK-së, ofendon edhe UÇK-në”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ka rikujtuar se Gjykata Speciale është ndërtuar në atë mënyrë që të jenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë.

Reklamë

“Pra, edhe Dhomat e Specializuara në fillim janë nisur dhe ndërtuar në atë mënyrë që të jenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë“, deklaroi ai.

Abdixhiku, ka komentuar qëndrimin e partisë së tij lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij në Kuvend nga presidentja e Kosovës. Tha se në raste të rëndësishme për vendin duhet të mbizotërojë arsyeja.

“T’ju them “ju thamë”, nuk më duket që nuk ka vlerë shumë, më duket arrogante, por e vërteta është se ju thamë. Ndjej keqardhje që në momentet shumë të rëndësishme të vendit, euforia kolektive dhe zhurma po e mundin arsyen. Besoj se këto janë momentet kur duhet të jemi shumë më racionalë se si veprojmë tutje, edhe të kemi guximin të themi “mbreti është lakuriq ndonjëherë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja e konsideron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të shenjtë.

Reklamë

“Për LDK-në, siç e kemi thënë vazhdimisht, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e shenjtë. Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili nis me lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Pra, këto tri shtylla janë të pandashme për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.

abdixhikuthuhethagë

Të ngjashme

Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në

Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në

21:47
Ligji për Specialen, Abdixhiku: Ju kemi thënë, por euforia dhe zhurma po e mundin arsyen

Ligji për Specialen, Abdixhiku: Ju kemi thënë, por euforia dhe zhurma po e mundin arsyen

21:15
Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

12:48

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri
  • 23:35KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë
  • 23:22Dëmet nga protestat në Tiranë, Tatimet identifikojnë 127 biznese të prekura, vlera arrin në 2.15 milionë euro
  • 22:33Bashkëpunimi Ukrainë-Finlandë, Zelensky: Marrëveshja për dronët po jep rezultate
  • 22:30Limaj kritikon mënyrën si u veprua me ligjin për Specialen: Është zgjedhur rruga më e keqe