Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 11:52
Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se për partinë e tij marrëveshja me LDK-në për presidentin është ende valide, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetët e LDK-së. Sipas tij, ky refuzim i tyre ka qenë i papritur dhe nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë.

Abrashi tha se shpreson që në takimin e radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut të sqarohet situata dhe të arrihet një zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, ky takim nuk është caktuar ende.

“Është fatkeqësi çka ndodhi. Për LVV-në ende është valide marrëveshja e arritur mes kryetarëve tanë marrëveshje që ka marrë bekimin e dy kryesive të partive politike…Diçka si kjo ishte e papritur, ky refuzim 6 deputetët të LDK është diçka që nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë. Na vjen keq pavarësisht vullnetit tonë për të bërë kompromis për të dalë nga kjo bllokadë tash po hyjmë në një cikël të problemeve të cilat siç po shihet synimin e kanë zgjedhjet e panevojshme. Na mbetet të vazhdojmë takimet konsultimet dhe të bëjmë përpjekjet maksimale për të dalë nga kjo situatë. Gjithësisi e përshëndes takimin e radhës mes dy liderëve kurdo që të mbahet që të sqarohet situata edhe me tej dhe mundësisht të gjindet një zgjidhje që i eviton zgjedhjet. Nuk është caktu ende takimi, s’ka diçka konkrete por ekziston një vullnet pasi pas këtyre rrethanave duhet një sqarim. Takimi është shumë i nevojshëm neve na mbetet me besu dhe shpresu se bëhet një zgjidhje se cila është ajo, tani për tani është e paqartë”, tha Abrashi.

I pyetur nëse do të kontaktojnë me deputetë të partive tjera për të siguruar votat e nevojshme për presidentin Abrashi tha se këtë e bëjnë në vazhdimësi.

“Vazhdimisht ne jemi në kontakt me kolegët tanë të partive tjera, jopublikisht asnjëri se don këtë situatë por zyrtarisht e publikisht të gjithë deklarohen pro krizës….”, tha Abrashi.

Duke iu përgjigjur kërkesës së PDK-së dhe të AAK-së për thirrjen e seancës konstituive, Abrashi ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se pa u zgjidhur çështja e presidentit nuk mund të procedohet tutje./RTV21/

endeabrashizgjidhje

Të ngjashme

Dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku, ende nuk ka përfunduar

Dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku, ende nuk ka përfunduar

18:07
Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK: E konsideroj se ende ekziston, nuk e kuptoj kundërshtimin e gjashtë deputetëve

Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK: E konsideroj se ende ekziston, nuk e kuptoj kundërshtimin e gjashtë deputetëve

20:43

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Syla aludon se Abdixhiku mund ta “përdorë” Kurtin për t’i eliminuar 6 deputetët dhe sulme ndaj Përparim Ramës
  • 22:04Gashi: Lutfi Haziri është i pakënaqur me mënyrën se si ka ardhur deri tek propozimi i presidentit
  • 21:59Mirena: Kurti e ka zgjatur këtë dyvjetësh duke iu falënderuar Abdixhikut që po del ndihmësi më i madh i tij
  • 21:58Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova
  • 21:53Konjufca kishte thënë se “Ymeri ka biznes me rrymë”, deputetja: Gjykata më kërkoi ta përmirësojë padinë brenda 3 ditëve – do e padisë sërish