Gjykata Themelore në Prishtinë sot, me fillim nga ora 09:30, pritet të zhvillojë seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.
Vendimi për zhvillimin e seancës në mungesë vjen pasi i akuzuari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe vazhdon të jetë i arritshëm për organet e drejtësisë, ndërkohë që ndaj tij mbetet aktive edhe kërkesa publike e Policisë së Kosovës për lokalizimin e tij.
Detajet kryesore të rastit:
Aktakuza: Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 tetor 2026 ka ngritur zyrtarisht aktakuzën ndaj Adnon Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë.




