Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

GD
Gazeta Demos7 dhjetor 2025 në 22:20
Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas uljes në Aeroportin Sabiha Gökçen.

Sipas informacioneve zyrtare, aeroplani është ndalur në skajin e pistës, ndërsa të gjithë pasagjerët janë evakuuar të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë.

Ambasada ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar më pas procedurat e largimit nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.

Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një ulje të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Stamboll.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi u bën thirrje qytetarëve kosovarë që, në rast nevoje, të kontaktojnë për asistencë.

Aeroplan

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër