Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aeroplani që u rrëzua në Indi: Dyshime për veprim fatal nga pilotët

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 23:37
Aeroplani që u rrëzua në Indi: Dyshime për veprim fatal nga pilotët

Byroja Hetuese e Aviacionit në Indi ka publikuar raportin preliminar për fluturimin tragjik të Air India-s, i cili u rrëzua në qershor, duke marrë jetën e 260 personave. Vetëm një pasagjer arriti të mbijetojë.

Fluturimi ishte nisur nga Ahmedabad drejt Londrës, por avioni mezi arriti të ngrihej nga pista dhe u përplas përsëri në tokë pak çaste më pas. Raporti i hetuesve ndriçon disa nga momentet dramatike në kabinën e pilotëve.

Sipas dokumentit, dy çelësat e kontrollit të karburantit – që përdoren për të ndalur motorët – ishin vendosur në pozicionin që ndërpret rrjedhën e karburantit, duke shkaktuar fikjen e motorëve. Ky pozicion zakonisht përdoret vetëm pas uljes apo në raste emergjente.

Pamjet dhe incizimet nga “black box”-i zbulojnë një bisedë të tensionuar midis pilotëve, ku njëri pyet tjetrin: “Pse e ke ndalur?”, dhe përgjigjja është: “Nuk e kam bërë unë”. Nuk është bërë e ditur se cilit pilot i përkiste secila nga fjalët, por në momentin e ngritjes, drejtimin e kishte bashkëpiloti, ndërsa kapiteni po monitoronte fluturimin.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për gabim njerëzor apo defekt teknik, por raporti i parë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi ndërveprimin dhe koordinimin e pilotëve në ato sekonda kritike.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër