Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, Rama: 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 11:12
Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, Rama: 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar një tjetër rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.

Sipas të dhënave të publikuara, 6 milionë pasagjerë kanë kaluar përmes Aeroportit të Tiranës në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shifër që përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Të dhënat e paraqitura në grafikun e postuar nga Kryeministri Rama tregojnë se Tirana renditet në krye të aeroporteve të Ballkanit, përpara Beogradit me 4.2 milionë pasagjerë, Zagrebit me 2.2 milionë dhe Prishtinës me 2.1 milionë.

Pas tyre renditen Shkupi me 1.8 milionë, Spliti me 1.3 milionë, Dubrovniku me 1.2 milionë, Podgorica me 0.9 milionë, ndërsa Sarajeva dhe Ljubljana kanë regjistruar nga rreth 0.8 milionë pasagjerë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama.

milionëtiranësaeroporti

Të ngjashme

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

17:34
Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard

Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard

13:06
Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë

15:16

Më shumë nga Lajme

  • 15:29Tahiri, Reçica dhe Musliu-Shoshi takojnë ambasadorin e BE-së, diskutojnë edhe për Gjykatën Speciale
  • 15:15Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion
  • 15:14Parandalohet kontrabandimi i mallrave në Vërmicë, doganierët zbuluan pjesë për automjete
  • 15:14"Jo 171, por as 17", Zemaj i kundërpërgjigjet Kurtit për mjekët nga diaspora
  • 15:02Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë