Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 21:06
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri

Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, për menyren e procedimit meqë ka kaluar afati për komisionin përgjegjës. Ndërkohë, përfaqësuesit e partive kanë thënë se presin që brenda kësaj jave të dorëzohet në Kuvend drafti i nismës së re për Dhomat e Specializuara.Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara për Kosovën do të procedohet në Kuvendin brenda javës.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se kjo do bëhet sapo eksperëtët të përfundojnë punën e tyre.“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë Kurti.

Por, drafti i parë i kësaj nisme, në PDK u tha se do shkojë brenda ditës, por që përmbajtja e tij ende nuk është bërë i ditur.“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo nismë gëzon unitetin e plotë politik e qytetar në Kuvend dhe është shumë e rëndësishme që jo nismë nuk është vetëm e PDK-së, tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës. Ekspertët janë duke bërë ndërhyrjet e fundit, po besoj se sot do të pranojmë një draft të parë, brenda javës do ta procedojmë si nismë ligjore në kuvendin e republikës”, ka thënë u.d. e kryetares së PDK-së Vlora Çitaku.

Por në situatën kur tashmë mandati i komisionit ka përfunduar, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu se parashtruar një kërkesë për hapat tutje.“Sa i përket ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion për veprimin e radhës, shkak të rregullores së kuvendit, pas kthimit të një ligji, komisioni përkatës ka katër javë për të proceduar raportin. Afati ka përfunduar dhe nga drejtoria ligjore është kërkuar se çka ndodhë nëse afati kalohet, sepse e dini që nuk parashihet ndonjë pasojë se çka ndodhë nëse nuk kemi një vendim sipas afateve”, ka thënë Haxhiu.

Në shoqërinë civile thonë se nisma e re do të marr kohë, ndërkohë që tregojnë procedurat që kalohen në raste të tilla.“Sot pra përfundon afati i komisionit përgjegjës raportues por kjo nuk e parandalon që e njëjta veto e presidentes me u rikthy në kuvend të Kosovës pas kësaj date mbetet në vullnetin politik të deputetëve se si do procedojnë por nuk ka pengesë procedurale për me u rikthy edhe pas datës së sotme, që nesër mund të vihet në vend të ditës, meqë ka një projektligj të ri që po diskutohet duhet me pa nga një marrëveshje politike që del nga LVV-ja dhe PDK-ja…”, ka thënë hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj.

Ligji për Dhomat e Specializuara u ndryshua më 6 tetor me votën e deputetëve të Kuvendit. Me kërkesën e PDK-së, Presidentja Justina Shiroka Pula nuk e dekretoi ligjin dhe e ktheu për rishqyrtim.Një javë më parë, pati përpjekje për ta rrëzuar veton e presidentes, por nuk pati kuorum në Kuvend, derisa Vetëvendosja dhe PDK-ja u pajtuan për nismë të re ligjore./Dukagjini

afatikomisionitpërfunduar

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Ish-deputeti i Vetëvendosjes emërohet ambasador i ri i Kosovës në Japoni
  • 23:16Shqipëria pritet të mbyllë së shpejti edhe 5 kapituj të tjerë
  • 22:56Haliti për presidenten Shiroka-Pula: E kam dost, propozimi i saj ishte diskutuar dy javë më herët
  • 22:54Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim
  • 22:45Ambasadorja e Izraelit kritike ndaj veprimeve të futbollistëve kosovarë gjatë ndeshjes: Sporti jashtë politikës