Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 23:45
Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin kur Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e ri, ndërsa partitë politike, pozitë dhe opozitë ende nuk kanë arritur marrëveshje për emrin e kreut të shtetit.

Sipas opinionit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Njohësi i çështjeve politike, Nexhemdin Spahiu në një prononcim për IndeksOnline thotë se ka pak shpresë që partitë të arrijnë një marrëveshje për presidentin.

Ai vlerëson se ndonëse asnjëra parti nuk i dëshiron zgjedhjet, sipas tij, nuk po punohet mjaftueshëm për shmangien e tyre.

“Nuk ka disponim nga asnjë parti politike për të shkuar në zgjedhje, por a do të zgjidhet presidenti apo jo, kjo është një pikëpyetje e madhe. Tash vjen koha që asnjërit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje dhe të gjitha partitë e tërheqin konopin nga vetja. Dikur mund të këputet konopi dhe pa dëshirën e askujt, të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Spahiu për IndeksOnline.

Sipas tij, për të arritur një kompromis, të gjitha partitë duhet të bëjnë lëshime.

“Duhet të lëshojë pe secili nëse dëshiron që të arrihet kompromisi. Mirëpo, kemi të bëjmë me tucana në shumicën e rasteve dhe atëherë vështirë se mund të lëshohet pe”, është shprehur ai.

Spahiu ka bërë edhe një krahasim mes liderëve politikë, duke i cilësuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn si “trima”, ndërsa Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun si “tucana”.

“Në skenën politike ne i kemi dy trima dhe dy tucana. Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti janë trima edhe në veprime politike, ndërsa Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku janë tucana. Andaj natyrshëm që është goxha problematike të arrihet deri te marrëveshja”, ka thënë Spahiu.

Ai ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte e dëmshme për Kosovën, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

spahiumarrëveshjepresidentin

Të ngjashme

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

22:31
Tahiri: Përgjegjësia për Presidentin është direkt e Albin Kurtit, ai mund ta zgjedh ose ta çojë vendin në zgjedhje

Tahiri: Përgjegjësia për Presidentin është direkt e Albin Kurtit, ai mund ta zgjedh ose ta çojë vendin në zgjedhje

11:44
Osmani në New York takohet me Presidentin e Sierra Leones dhe të Palaus: Serbia pretendonte se këto shtete kishin tërhequr njohjen për Kosovën

Osmani në New York takohet me Presidentin e Sierra Leones dhe të Palaus: Serbia pretendonte se këto shtete kishin tërhequr njohjen për Kosovën

09:56

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun
  • 22:22Mesazhi i Calit nga Haga emocionon protestuesit: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë