Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agjencia e Akreditimit pranohet si autoritet akreditues në SHBA

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 09:49
Agjencia e Akreditimit pranohet si autoritet akreditues në SHBA

Agjencia e Kosovës për Akreditim është pranuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “autoritet akreditues”, me një vendim të Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), i vlefshëm për shtatë vjet, përkatësisht deri më 31 dhjetor 2033.

Sipas njoftimit të lëshuar nga AKA-ja, Bordi i Drejtorëve në CHEA ka miratuar rekomandimin për njohjen e agjencisë kosovare si autoritet akreditues në SHBA.

Me këtë vendim, siç ka bërë të ditur agjencia, Kosova bëhet aktualisht shteti i parë dhe i vetëm në Evropë që gëzon një status të tillë në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo njohje nga SHBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjerë dhe të kujdesshëm vlerësimi dhe përbën një dëshmi të qartë të reformave të ndërmarra, profesionalizmit institucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të AKA-së për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 21:18Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president
  • 21:17Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit
  • 21:12Rrustem Mustafa i PDK-së: Unë më afër e ndjej Glauk Konjufcën, do ta votoja për president
  • 21:08“Naseri” që e bëri të famshëm Gërvalla e heq me kënaqësi një fotografi të Osmanit në MD: Vet e kam ndu, vet po e hjeki
  • 21:00Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t'i shohim efektet e tij