Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AGK dhe Policia e Kosovës forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e gazetarëve

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 16:18
AGK dhe Policia e Kosovës forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e gazetarëve

Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Getoarbë Mulliqi, së bashku me përfaqësuesin ligjor të AGK-së, Yll Zekaj, kanë zhvilluar sot një takim koordinues me përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Në takim morën pjesë Major Baki Kelani, Drejtor i Drejtorisë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, si dhe Kapiten Fadil Haliti, Shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, shkruan IndeksOnline.

Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet AGK-së dhe Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në funksionalizimin dhe përdorimin e databazës së përbashkët për rastet e sulmeve, kërcënimeve dhe formave të tjera të presionit ndaj gazetarëve.

Palët diskutuan gjithashtu nevojën për forcimin e koordinimit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë, veçanërisht në rastet urgjente, me qëllim reagimin e shpejtë dhe efikas ndaj incidenteve që rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve, si gjatë raportimit në terren ashtu edhe në situata të tjera të ndjeshme.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e raportimit dhe shkëmbimit të rregullt të informatave ndërmjet AGK-së dhe Policisë së Kosovës, për të siguruar që çdo rast i raportuar të trajtohet me prioritet dhe brenda afateve të arsyeshme.

AGK dhe Policia e Kosovës riafirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, përmes mekanizmave të përbashkët dhe koordinimit të aktiviteteve, me synim rritjen e sigurisë fizike të gazetarëve dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarit në Kosovë.

AGK

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë
  • 22:10Ledri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu
  • 22:02Veterani Shyti për ish-krerët e UÇK-së: Liria erdhi nga këta vizionarë, trima dhe burrështetas
  • 22:00Qytetarët kërkojnë hapjen e një fondi për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 21:47Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së