Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AGK-ja e dënon retorikën nxitëse dhe akuzuese të kryeministrit Albin Kurti kundër mediave dhe gazetarëve

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 16:22
AGK-ja e dënon retorikën nxitëse dhe akuzuese të kryeministrit Albin Kurti kundër mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si retorikë nxitëse dhe akuzuese ndaj mediave dhe gazetarëve në vend.

Reagimi i AGK-së vjen pasi Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvendi i Kosovës, ka vijuar kritikat ndaj mediave, duke përmendur edhe “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme” dhe duke theksuar se dezinformimi, sipas tij, ndikohet nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.

“Një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Postimi i plotë:

AGK-ja e dënon retorikën nxitëse dhe akuzuese të kryeministrit Albin Kurti kundër mediave dhe gazetarëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, për të vazhduar sulmet e tij ndaj mediave dhe gazetarëve, duke folur mes tjerash, për “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme”. Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se “një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë”. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë retorikë nxitëse dhe akuzese të Kurtit kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë, duke i vlerësuar ata “argatë të armiqëve”. Një gjuhë e tillë është vazhdimësi e fushatave të parreshtura të Kurtit, partisë dhe Qeverisë së tij, kundër gazetarëve dhe mediave me synim minimin e raportimit të pavarur dhe të lirë. AGK-ja e fton Qeverinë e Kosovës që të angazhohet për një proces transparent për hartimin e ligjit të ri të KPM-së me gjithëpërfshirje në diskutime, të ndalojë presionin politik ndaj Transmetuesit Publik, RTK dhe menjëherë të heqë dorë nga fushatat e organizuara të denigrimit të mediave dhe gazetarëve. Sulmi i ri i Kurtit kundër mediave dhe gazetarëve vjen vetëm pak ditë pas vizitës së një misioni faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve që konkludoi se Kosova ka shënuar rënie të vazhdueshme të lirisë së medias në vitet e fundit.

AGK

Më shumë nga Lajme

  • 10:23Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
  • 10:21Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun: Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës
  • 10:20Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:59Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
  • 09:58Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta