Gazetarja Blerta Ahmeti ka treguar lidhur me gjendjen shëndetësore të djalit të Arlinda Zekajt dhe mënyrën se si ajo e menaxhonte një situatë të tillë.
Duke folur në Rubikon të Klan Kosovës për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, Ahmeti ka thënë se tashmë e ndjera kërkonte me ngulm që ta takonte djalin në mënyrë që ta menaxhonte edhe shëndetin e tij.
“Siç na ka treguar edhe avokatja, djali paska një sëmundje, e cila po i shprehka rruzat e bardha të gjakut në raste të emocioneve të ndryshme dhe po u dashka me u menaxhu në kohë të shpesht dhe nëna nga frika se nuk ka me e pasë djali kujdesin e duhur për shkak se s’ka qenë as baba fizikisht në shtëpinë ku ai ka jetu… ajo ka insistu me ngulm me e rikthy kontaktin me djalin në mënyrë që me e menaxhu edhe shëndetin e tij pastaj” – theksoi ajo.
