Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë zgjedhor.
Në një deklaratë për media, Ahmeti shpjegoi se arsyeja pse votoi herët, që nga ora 07:00, ishte angazhimi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fatos Nanos.
Ai theksoi se Nanon e kishte pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira.
“Ka ngjarje që nuk parashihen, ka çështje që janë jashtë parashikimeve tona. Sot për mua dhe për shqiptarët është ndarë nga jeta kryeministri historik i Shqipërisë, Fatos Nano, unë e kam pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira. Dhe do të marrë pjesë në varrimin e tij. Kjo ka qenë arsyeja që unë të kryejë detyrimin tim në qendrën e votimit dhe do të marrë rrugën në Tiranë për të marrë pjesë në homazhet që mbahen në ndër të kryeministri Fatos Nano”, tha Ali Ahmeti, transmeton Klankosova.tv
