Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AKK-ja kërkon drejtësi: Qindra miliona euro iu morën komunave për kontratat kolektive

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 13:50
AKK-ja kërkon drejtësi: Qindra miliona euro iu morën komunave për kontratat kolektive

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunave u janë marrë padrejtësisht qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për detyrimet që kanë rrjedhur nga kontratat kolektive, duke theksuar se këto mjete do të mund të përdoreshin për investime kapitale, subvencione dhe shërbime për qytetarët.

Ibrahimi e ka cilësuar si mungesë serioziteti nga niveli qendror mospjesëmarrjen në seancën e parë dëgjimore lidhur me këtë çështje, ndërsa ka shprehur shpresën se gjykatat do të marrin vendime në favor të komunave.

“Neve jemi dëshmitarë të kohës që gjatë këtyre viteve të fundit komunave në mënyrë të padrejtë iu kanë marrë me qindra milionë euro nga buxhetet e tyre, dhe ato mjete financiare nuk kanë mundur të zbatohen në shumë projekte për investime kapitale, në mallra, shërbime, në subvencione dhe kategori të tjera, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarit. Po shpresojmë që gjykatat tona do ta marrin një vendim meritor, të cilat neve shpresojmë që do të jenë pro komunave”, tha ai.

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar vazhdimisht bartjen e këtyre detyrimeve financiare te komunat, me arsyetimin se kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror.

“Pas disa viteve pritje, sot filloi procesi i parë sa i përket trajtimit të dëmeve të shkaktuara prej kontratave kolektive ndaj komunave. Neve si Asociacion i Komunave gjithmonë kemi deklaruar se këto mjete financiare janë marrë në mënyrë të padrejtë, sepse kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror. Neve jemi shumë të kënaqur që ky proces filloi dhe po besojmë se gjykatat tona do të marrin vendime meritore dhe po shpresojmë se ato vendime do të jenë pro komunave”, tha ai.

Ibrahimi ka kritikuar gjithashtu nivelin qendror për, siç tha, mungesën e seriozitetit në trajtimin e këtij problemi, duke theksuar se pasojat financiare përfundojnë te qytetarët.

“Neve gjatë këtyre viteve kemi deklaruar se niveli qendror nuk është duke e marrë këtë çështje seriozisht. Dëmi po i shkaktohet komunave, kurse niveli qendror është shumë komod në këtë relacion. Me iu marrë komunave me qindra milionë euro, efekti është te qytetari i Republikës së Kosovës dhe po e vlerësojmë që niveli qendror, edhe në këtë rast, nuk u tregua serioz ndaj komunave me mos-pjesëmarrje në seancën e parë dëgjimore sa i përket problemit të kontratave kolektive”, tha ai.

komunavekolektiveqindra

Të ngjashme

​Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim nga Qeveria, gjykata shqyrton kompetencën

​Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim nga Qeveria, gjykata shqyrton kompetencën

12:25
Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

16:42

Më shumë nga Lajme

  • 14:57Linja 3A në Prishtinë paralajmëron ndalimin e shërbimit: Komuna s’na ka paguar për shtatë muaj
  • 14:55Altin Krasniqi publikon fotografinë historike të babait të tij, Jakup Krasniqit, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton
  • 14:36Ambasada amerikane: Mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet
  • 14:35“Prej sotit, besë, asnjëri nuk keni” – familjari i Auron Ferizit i drejtohet familjes Shallki pas aktgjykimit ne gjykatore
  • 14:07Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, diskutojnë sigurinë në Kosovë