Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AKK: Komunat nuk janë bankomat i KQZ-së

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 16:53
AKK: Komunat nuk janë bankomat i KQZ-së

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur kundërshtim ndaj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 19 dhjetor 2025, me të cilën komunave u kërkohet që për herë të tretë brenda këtij viti të mbulojnë financiarisht angazhimin e stafit teknik gjatë vikendit për nevoja të procesit zgjedhor, duke nënvizur se komunat nuk janë “bankomat i KQZ-së”.

Përmes një reagimi nga AKK kanë shkruar se kjo qasje është e padrejtë dhe e paarsyeshme, pasi sipas tyre, shpenzimet në fjalë burojnë drejtpërdrejt nga një proces që administrohet nga vetë KQZ.

“Komunat tashmë po përballen me kufizime serioze buxhetore dhe procedura të ndërlikuara financiare, ndërsa realizimi i pagesave për punë gjatë vikendit nuk është as i lehtë dhe as i garantuar. AKK vlerëson se KQZ nuk ka kompetencë ligjore t’i obligojë komunat të krijojnë shpenzime shtesë financiare dhe administrative, pa bazë ligjore dhe pa marrëveshje paraprake. Përveç kostos financiare, komunat ngarkohen edhe me angazhim shtesë të administratës për procedimin e pagesave, duke krijuar barrë të dyfishtë”, shkruhet në reagimin e tyre.

Ndër tjerash, AKK kërkoi që KQZ të marrë përgjegjësinë e plotë financiare për shpenzimet që rrjedhin nga procesi zgjedhor dhe të ndalë praktikën e bartjes së këtyre kostove te pushteti lokal, në respekt të parimit të autonomisë lokale dhe funksionimit të qëndrueshëm financiar të komunave.

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin