Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli ka deklaruar se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë të ditur se përgatitjet tashmë kanë nisur brenda strukturave të partisë. “Po do të marrim pjesë në zgjedhje”, tha Makolli,
Ai ka bërë të ditur se ka pasur të planifikuar një mbledhje të kryesisë.
“Sot kam pasur një ftesë dhe e kemi mbledhjen e kryesisë në ora 17:30, por e shtyva për nesër”, tha ai.
Ai mohoi se ftesa e fundit ka ardhur nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.
