Një 22-vjeçar ka humbur jetën të premten në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas informatave të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur viktima, duke drejtuar ATV-në, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë nga një lartësi.
Njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit mjekësor është konstatuar vdekja e të riut.
