Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:15, kur një furgon që transportonte punëtorë të cilët dyshohet se ishin nisur për punë nga Tirana drejt zonës së bregdetit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anës saj, raporton Euronews.al .
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa një person ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si I.H, 52 vjeç.
Për shkak të deformimit të furgonit nga përplasja, disa prej personave që ndodheshin brenda mjetit mbetën të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për të prerë pjesë të mjetit dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve.
Të lënduar janë identifikuar si S.H, 22 vjeç; Q.H, 44 vjeç; S.R, rreth 22 vjeç, si dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
