Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drogolevc të Komunës së Istogut, ku si pasojë e përplasjes mes dy kamionetave dhe një veture kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.
“Sot rreth orës 08:50, jemi njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drogolevc-Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira dy kamioneta dhe një veturë dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova për Sinjalin.




