Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:55, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, ne segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.