Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident mes pesë veturave në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 20:20
Aksident mes pesë veturave në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona

Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën rajonale Ferizaj-Kaçanik, ku të përfshira ishin katër automjete me targa vendore dhe një me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, janë lënduar dy persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më 03.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Ferizaj -Kaçanik (rreth 2 km në dalje të Kaçanikut), ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete – katër me targa vendore dhe një me targa të huaja (të Maqedonisë së Veriut). Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Veseli.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante si dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të trafikut rrugor.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:21“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
  • 18:21Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar