Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Bajrami: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

GD
Gazeta Demos14 qershor 2026 në 19:57
Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Bajrami: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

Një grua e ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila kritikoi ashpër mospunën e institucioneve në mirëmbajtjen e kësaj autostrade.

“Sot u shua edhe jeta e tretë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova” – rrezik ky që dihej, që paralajmërohej tash e një kohë dhe i cili asnjëherë nuk mori vëmendjen e duhur nga institucionet”, ka shkruar Bajrami në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Ajo theksoi se ky ka qenë rast tipik ku shteti është dashur të veprojë urgjentisht, qoftë edhe përmes kontratës së negociuar, siç thotë ajo, për ta larguar rrezikun, por siç duket aty ku për qeverinë nuk ka leverdi ekonomike as përfitim politik, nuk ka as urgjencë.

“Tri viktima nuk janë thjesht numra, janë familje të cilave u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Po flasim për jetë që mund të ishin shpëtuar, dhe këtu ka njerëz që duhet mënjeherë të japin përgjegjësi. Në këtë rast mospuna e qeverisë po i vret qytetarët, andaj kryeministri në detyrë duhet të deklarohet sa më parë”, thuhet në fund të postimit të saj.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale