Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime për familjarët e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Qehaja ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë trajtimit të rastit.
