Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e jugut, ku mbeti i vdekur një 55-vjeçar dhe katër të tjerë u lënduan.

Policia e Kosovës bën të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Kurse, njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar.