Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte goditur nga një veturë në një aksident trafiku në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 3 tetor 2026, në orën 20:36. Viktima, një mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra nga aksidenti, ndërsa më 4 tetor ka ndërruar jetë.



