Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksidentohet vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Kosova, me vete kishte burrin dhe dy fëmijët

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 17:34
Aksidentohet vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Kosova, me vete kishte burrin dhe dy fëmijët

Një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën, pak para orës 08:00 të mëngjesit, në autostradën A9 Pyhrn, në komunën Spital am Pyhrn, në rrethin e Kirchdorfit, në Austri.

Sipas policisë, shoferja, një grua 39-vjeçare nga Kosova, ishte duke udhëtuar në drejtim të Grazit kur humbi kontrollin mbi automjetin.

Vetura doli nga rruga në anën e djathtë, preku mbrojtësen metalike, u përplas me barrierën ndarëse prej betoni dhe më pas u rrokullis, duke mbetur në fund me rrota përpjetë, shkruan një media austriake .

Përdorues të tjerë të rrugës njoftuan shërbimet emergjente. Të gjithë personat, shoferja, bashkëshorti i saj 49-vjeçar dhe dy fëmijët, të moshës nëntë dhe 15 vjeç, u lënduan dhe u dërguan për trajtim në Klinikën Pyhrn-Eisenwurzen në Kirchdorf.

Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:49Haziri për ditën e 18-të të protestës: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar
  • 11:34Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta
  • 11:33Komisioni për Legjislacion ngarkohet për ta trajtuar Ligjin për Specialen
  • 11:03Merz uron Kurtin: Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike
  • 11:02Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen