Sipas Policisë, të gjitha rastet janë regjistruar më 5 korrik, rreth orës 02:00, ndërsa për secilin prej tyre është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.
Çfarë u gjet gjatë aksionit?
Rasti i parë Në një shtëpi të pabanuar u sekuestruan:
432 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 18 fishekë të një kalibri të panjohur.
Rasti i dytë Në një tjetër shtëpi të pabanuar policia gjeti:
204 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 56 gëzhoja; një bajonetë; një maskë ushtarake; tri pajisje ushtarake për ushqim.
Rasti i tretë Në një lokacion tjetër u konfiskuan:
një pushkë ajrore; 31 fishekë; disa para të vjetra jugosllave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha provat janë sekuestruar, ndërsa rastet po hetohen nga njësitë kompetente për të sqaruar origjinën e armëve, municionit dhe pajisjeve të gjetura, si dhe për të identifikuar personat që mund të lidhen me to.