Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi, ka njoftuar se Rinas Zeqiri, kandidat për Asamble komunale nga lista e LVV-së, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kultivimin e bimëve narkotike.
Arrestimi është kryer sot gjatë një aksioni policor në fshatin Zhegovc të Gjilanit, ku janë zbuluar disa plantacione të kanabisit.
Përmes një reagimi në Facebook, Gashi theksoi se Zeqiri i është bashkuar listës së Vetëvendosjes vetëm para një muaji, duke theksuar se ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i kësaj partie.