Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve që u arrestuan dje në aksionin e EUROPOL-it.
D.Sh, R.R, B.D, B.I dhe I.B, dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “shpëlarje e parave”, raporton KlanKosova.
