Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni i Policisë: Komisionerët dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 10:12
Aksioni i Policisë: Komisionerët dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Gjakovë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze rreth manipulimit të rezultateve zgjedhore.

Nën hetim janë disa komisionerë të qendrave të votimit, të cilët dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave.

Raportohet se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa detaje zyrtare pritet të publikohen pas përfundimit të veprimeve procedurale.

Ndryshe, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka deklaruar të martën se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informacioneve ndaj personave që dyshohet se kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Pula ka theksuar se për veprën penale të falsifikimit parashihet dënim deri në pesë vjet burgim, duke qenë se bëhet fjalë për persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do të tregojnë se si është kryer ky falsifikim i rezultateve. Asnjë nga ta nuk do të amnestohet dhe kushdo që ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë ajo.

Gjakovë

Më shumë nga Lajme

  • 16:20Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë
  • 16:0662 vjet nga rënia e Fazli Grajqevcit, Drenasi nderon mësuesin hero
  • 16:05‘Drejtësia do të triumfojë në Hagë’, Bujar Haradinaj: UÇK lindi nga nevoja për ta ndalur spastrimin etnik
  • 16:03Hoti: Na thonin se ura s’bëhet, bëhet-bëhet!
  • 15:38Aksidenti tragjik në Surkish: Bulliqi i shpreh ngushëllime familjes Matarova për humbjen e dy anëtarëve