Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë: Bastisen katër lokacione – arrestohen dy persona

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 12:45
Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë: Bastisen katër lokacione – arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë relevante dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar një aksion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhër-kontroll të lëshuar nga gjykata.

Pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Fajde”, “Shpërlarje e parave”, “Kanosje”, “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Mashtrim”.

Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast, sipas njoftimit të policisë, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Më shumë nga Lajme

  • 21:34Picula: Është koha për masa më të ashpra ndaj regjimit në Serbi
  • 21:25Haxhiu: Nuk ndërtohen rrëfimet për president në atmosfere të rakisë së rrushit
  • 21:25Haradinaj: PDK e LDK ishin të gatshme për koalicion me Kurtin, VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor
  • 21:17Haradinaj: Kurti zgjedh gjithmonë zgjedhjet para bashkëqeverisjes
  • 21:13Inspektohet sërish “Liqeni i Dukagjinit”, pronari përfundon nën procedurë penale