Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni në Pejë ku u arrestuan katër persona – Prokuroria kërkon paraburgimin e tyre për “detyrim”

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 09:53
Aksioni në Pejë ku u arrestuan katër persona – Prokuroria kërkon paraburgimin e tyre për “detyrim”

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Xh.K, D.K, A.K. dhe L.Sh për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas prokurorisë, të pandehurit e lartcekur, me datë 23 korrik 2025, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin që të kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari kishte blerë një patundshmëri nga ish-pronari, detyrojnë për të paguar shuma të konsiderueshme të parave, fillimisht shumën prej 20.000 (njëzetmijë) euro, me pas edhe 30.000 mijë, deri sa janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore”.

“Gjithashtu, i pandehuri L.Sh, dyshohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve’, sipas KPRK-së”, tha Prokuroria Themelore e Pejës.

Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake, PTh e Pejës tha se do kërkojë nga gjyqtari që të pandehurve t’u caktohet masa e paraburgimit.

Policia dje njoftoi se të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar një personi posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij, përcjell Klankosova.tv.

Sipas policisë, për ta lejuar atë që ta shfrytëzojë pronën e tij, e kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke e detyruar të paguajë shumën prej 30 mijë euro që t’i lejohet posedimi faktik i pronës.

Më shumë nga Lajme

  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES
  • 10:20Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet
  • 10:18Stuhi të forta godasin Gjermaninë
  • 10:17Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues
  • 09:57Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin