Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka dorëzuar një aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve, të cilët dyshohet se kishin qenë duke përgatitur një vrasje të rëndë.
Prokuroria i ngarkoi ata me disa vepra penale, ndërsa tha se si rezultat është parandaluar kjo vrasje e planifikuar.
“Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi. Po ashtu, dyshohen se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal”.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve: A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., për veprat penale:
“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”;
“Veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë”;
