Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtori s’i shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit në spitalin e Gjakovës që s’mori masa

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 16:08
Punëtori s’i shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit në spitalin e Gjakovës që s’mori masa

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Z.M. për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se në pozitën e drejtorit të departamentit të administratës në Spitalin e Gjakovës dhe duke qenë në dijeni s’i ka nisur procedurat disiplinore ndaj Xh.Z., operator në statistikë, i cili nuk shkoi në punë për katër vjet.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet Z.M., nga muaji janar i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat e tij si Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të personit tjetër-nëpunësit Xh.Z., në atë mënyrë që i njëjti në kundërshtim me nenin 48 par.2 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët publikë, si mbikëqyrës dhe autoritet kompetent edhe pse ka qenë i njoftuar paraprakisht nga Z.R., për mungesën në punë të punëtorit, i njëjti nuk e ka filluar procedurën disiplinore mbi bazën e fakteve konkrete dhe të provuara për shkeljen e detyrimeve nga nëpunësi Xh.Z., i punësuar në Spital në pozitën Operator në Statistikë, duke i mundësuar të njëjtit të merr pagën bruto totale prej 21,473.42 €uro pa u paraqitur në punë dhe atë për periudhën kohore 2019-2023, me çka buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm material.

Me këto veprime ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

Prokurori

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës
  • 16:01Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj
  • 15:59Kabashi-Ramaj: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik