Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktgjykimi i Hagës, Totaj: Shpresoj se Qeveria do t’i hapë sytë

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 11:15
Aktgjykimi i Hagës, Totaj: Shpresoj se Qeveria do t’i hapë sytë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku pritet të diskutohen hapat pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Totaj tha se në takim do të analizohen rrugët institucionale dhe veprimet që mund të ndërmerren pas aktgjykimit.

“Çfarë vendimi do të çojmë përpara nuk e di, por kemi një takim, do t’i analizojmë hapat e ardhshëm, si do të veprojmë, si do të sillemi, sepse është një moment i rëndësishëm i cili e definon të ardhmen tonë si shtet. Do të bisedojmë, do të diskutojmë rrugë institucionale, marrjen e këtij vendimi", tha ai.

Totaj shprehu shpresën se Qeveria e Kosovës do ta rishikojë qasjen e saj, duke e përmendur edhe çështjen e fondeve për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Sinqerisht, kam një shpresë se Qeveria do t’i hapë sytë, do të përballet me realitetin dhe do të japë një kontribut më serioz, sepse e dimë si janë sjellë. I kanë ndalur fondet e mbrojtjes dhe mund të ketë qenë edhe ai një element rëndues për këtë vendim në gjykatë".

I pyetur nëse ka informacione për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale, Totaj tha se nuk ka informacione për ndonjë nismë të tillë.

“Nuk e di, s’kam informacion se ka një nismë të tillë, por në mbledhje do ta vlerësojmë a është e mundur, sepse, me sa kam informacione, duhet edhe votat e komuniteteve jo-shumicë. Nëse ka pengesa të kësaj natyre, atëherë është e parealizueshme”, tha Totaj.

totajqeveriahapë

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Protestuesit nuk ndalen, nga sheshi ‘Skënderbeu’ marshojnë për te EULEX-i
  • 23:31‘‘Donika tradhtare’’, Peci i reagon Mërgim Lushtakut: Axhamiu i Samisë, shihe çfarë helmi prodhon PDK’ja kur bjen nata
  • 23:22Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit
  • 23:03Berisha: E kam incizimin, ishte urdhër të themelohej Gjykata Speciale, Kosova s’kishte alternativë
  • 22:44Besnik Berisha ngre alarmin, bën thirrje për protestë paqësore: Kjo është e keqja që mund t’i godasë ish-krerët në Hagë