Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alarmante: Dy gra të vrara brenda familjes për katër ditë në Kosovë – 62 nga viti 2010

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 15:47
Alarmante: Dy gra të vrara brenda familjes për katër ditë në Kosovë – 62 nga viti 2010

Vrasjet e grave brenda familjeve vazhdojnë të jenë prezente në shifra shqetësuese në Kosovë.

Vetëm brenda katër ditëve, dy gra dyshohet se u vranë nga bashkëshortët e tyre në Kosovë.

Jetlira Foniqi, 25-vjeçare, humbi jetën mbrëmjen e së dielës (23 gusht) si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës.

E ndjera dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Egzon Foniqi, 26-vjeçar, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në trajtim mjekësor si pasojë e plagëve të vetëshkaktuara.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe sot në Kosovë, ku një 80-vjeçare, me inicialet L.D nga Prizreni, dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 81-vjeçar.

I dyshuari B.D. është arrestuar, kurse i njëjti dyshohet se viktimës ia ka shkaktuar lëndimet vdekjeprurëse duarthatë, pa përdorim të armës apo ndonjë mjeti tjetër.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, ka thënë Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Për rastin ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), i cili ka shprehur shqetësim të thellë, duke theksuar se brenda pak ditësh dy gra janë vrarë nga partnerët e tyre në shtëpitë e tyre.

“Gratë po vazhdojnë të vriten në hapësirat ku duhet të jenë më të sigurta”, thuhet në reagimin e RrGK-së në Facebook.

RrGK ka vlerësuar se dhuna ndaj grave nuk duhet të trajtohet si çështje private apo si “rast familjar”, por kërkon reagim të fuqishëm institucional.

“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private dhe as një varg “rastesh familjare”. Ajo është dhunë e rrënjosur në pabarazinë gjinore dhe kërkon përgjigje të fuqishme institucionale. Jeta e grave nuk mund të mbrohet vetëm pasi të humbet”.

62 gra të vrara nga familjarët për 16 vjet

Që nga viti 2010, 62 gra janë vrarë nga familjarët e tyre në Kosovë, kurse numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitet 2018 dhe 2020, ku u shënuan nga 7 raste, sipas të dhënave të siguruara nga REL.

Edhe në vitin 2026, numri i grave që kanë humbur jetën është i lartë, ku deri në gusht të këtij viti janë vrarë 3 gra (pa u përfshirë dy rastet e fundit).


brendakosovëdyshohet

Të ngjashme

Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë

Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë

12:37
Arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë, dyshohet për 3 vjedhje në hotele e lokale

Arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë, dyshohet për 3 vjedhje në hotele e lokale

17:14
“Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm”, tifozi austriak nga Prishtina

“Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm”, tifozi austriak nga Prishtina

17:12
“Jo në emrin tim”, dy herë brenda javës protestohet në Bruksel

“Jo në emrin tim”, dy herë brenda javës protestohet në Bruksel

14:11

Më shumë nga Lajme

  • 17:21Altin Krasniqi u bën thirrje deputetëve: Ejani në Kuvend, të bashkohemi rreth UÇK-së
  • 17:04Deputeti që u kthye dhunshëm prapa në Kuvend nga protestuesit është vëllai i dëshmorit Njazi Rexhepi
  • 17:04Behrami: Protesta para Kuvendit është legjitime
  • 17:01Haziri me mesazh për Kurtin
  • 16:46Po mbahet takimi Kurti-Hamza