Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si konstruktiv takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani.
Kurti ka thënë se nga takimi nuk ka dalë diçka konkrete, por ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë, duke e përshkruar procesin si një “ndërmarrje të madhe e të gjerë”.
Ai ka theksuar se qëllimi i këtyre takimeve është gjetja e një zgjidhjeje politike dhe tejkalimi i situatës së krijuar pas zgjedhjeve.
