Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albin Kurti: Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit e mbështetjes ekonomike

GD
Gazeta Demos8 mars 2026 në 13:53
Albin Kurti: Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit e mbështetjes ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar nevojën për të drejta, drejtësi dhe veprim konkret për barazinë gjinore.

Kurti tha se në Kosovë po fuqizohen gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore.

Ai përmendi mbi 12 mijë gra të mbështetura në këto fusha si hapa konkretë drejt garantimit të drejtave në jetën e përditshme.

Postimi i plotë:

“Të Drejta. Drejtësi. Veprim.” Kjo është tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë vit. Në mbarë botën, gratë dhe vajzat po kërkojnë të drejtat e tyre, drejtësi e solidaritet, mundësi të barabarta.

Dita Ndërkombëtare e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim. Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë, ashtu që të drejtat e grave mos të mbeten vetëm në ligje dhe deklarata – por të garantohen me drejtësi reale, në jetën e përditshme kolektive, në përvojën individuale të secilës.

Barazia nuk është vetëm premtim – është veprim. Dhe ky angazhim vazhdon.

Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët!

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 12:34Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit
  • 12:18Vjedhje e trafostacionit në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra
  • 12:0455 raste të të shtënave festive në vetëm dy muaj, 48 persona u shoqëruan në polici
  • 11:58“Shqiptarët nuk harrojnë”, festë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit
  • 11:48Ramadani: Kurti po e mban vendin të bllokum se qashtu iu ka tek