Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Albin Kurti: RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 19:09
Albin Kurti: RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Radiotelevizioni i Kosovës nuk i raporton Qeverisë së Kosovës.

Këtë deklaratë, ai e bëri në një konferencë për media pas pranoi Raportin e Progresit, e ku mes tjerash përmendej edhe financimi i RTK-së.

Kurti u shpreh se në Kuvend diskutohen çështjet si ajo e RTK-së.

“RTK është tejet e rëndësishme për informimin e qytetarëve me saktësi e korrektësi. Bëjmë mbështetjen me çfarë dijmë e mundemi. RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës, por Kuvendit. Kuvendi është vendi ku diskutohet, përfshirë, për RTK-në. Do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me menaxhmentin aty për të parë se cilat janë nevojat dhe mundësitë. Buxhetimi dhe reformat duhet të shkojnë së bashku”, u shpreh ai.

RTK-ja, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve, në vazhdimësi është kritikuar se po i shërben interesave politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes raportimeve të njëanshme, hapësirës së madhe për pushtetin dhe trajtimit kritik të mediave që kundërshtojnë qeverinë, është ngritur dyshimi se televizioni publik po përdoret për ta favorizuar narrativën e partisë në pushtet.

Rasti i publikimit të pretendimeve kundër Nacionales dhe Periskopit në vitin 2024, si dhe polemikat rreth emërimeve në pozitat drejtuese të RTK-së, kanë shtuar dyshimet për ndikim politik

kosovëskurtiraporton

Të ngjashme

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

17:41
Kurti pret në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, ja çka biseduan

Kurti pret në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, ja çka biseduan

19:11
Schuebel vlerëson progresin e Kosovës dhe kërkon vazhdimin e reformave

Schuebel vlerëson progresin e Kosovës dhe kërkon vazhdimin e reformave

18:54
Kurti pasi pranoi Raportin e KE-së: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

Kurti pasi pranoi Raportin e KE-së: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

18:50

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat
  • 19:28Shefi i Zyrës së BE: E ardhmja e Kosovës është në Unionin tonë
  • 19:17Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës
  • 18:51Përleshje mes tifozëve në Gjilan, tre policë të lënduar
  • 18:47Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty