Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj politik do të ndjekë nga afër zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën plenare të martën, pak para mesnatës, votuan në lexim të dytë Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Haxhiu tha se Aleanca që nga fillimi ka pasur një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje dhe se deputetët e saj do të jenë në Kuvend për të mbikëqyrur procesin.
“Pozicioni ynë që nga fillimi, Aleanca ka pasur një agjendë të vetën që ka qenë shumë transparente edhe me qytetarët e vendit. Prandaj do të jemi në Kuvend jo vetëm zëri i qytetarëve, por vërtetë do të jemi 24 orë për të mbrojtur çdo proces”, ka thënë Haxhiu.




