Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aleanca mban mbledhjen e Këshillit, këto janë vendimet që u morën

GD
Gazeta Demos11 maj 2026 në 18:16
Aleanca mban mbledhjen e Këshillit, këto janë vendimet që u morën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë, në të cilën janë marrë vendime të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të subjektit tonë.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit nderuan me një minutë heshtje kujtimin për kolegun tonë, Rifat Stojkaj, i cili ndërroi jetë sot.

Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo listë reflekton unitetin e Aleancës, duke gërshetuar përvojën politike me prurjet e reja profesionale, me synimin e vetëm: shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj.

Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses.

Gjatë mbledhjes, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Këshillit diskutuan edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Aleanca hyn në këtë proces zgjedhor me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe integrimet euro-atlantike.

AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot