Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë.
Përmes një postimi, ambasada i ka shprehur urimet Bogachekut, pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për ta nominuar atë në këtë pozitë.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Mikhail Bogachek, nga Florida, është nominuar për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Nominimi i tij i është dërguar Senatit amerikan, ku duhet të kalojë procesin e konfirmimit përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën e re.