Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Deri në katër orë pritje në pikat kufitare, rekomandohet kujdes gjatë udhëtimit

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 14:17
Ambasada e Kosovës në Zagreb: Deri në katër orë pritje në pikat kufitare, rekomandohet kujdes gjatë udhëtimit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar pritje të gjata në pikat kufitare dhe ngarkesë të madhe në rrugët e Republikës së Kroacisë.

Sipas njoftimit, në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare po zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), ndërsa Ambasada, përmes Atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet policore përgjegjëse për zonën kufitare me Malin e Zi.

Në pikën kufitare Karasovići , pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa në dalje raportohen kolona disa kilometra të gjata. Edhe në pikën kufitare Vitaljina , pritjet në dalje janë rreth katër orë. Ndërkaq, në pikën kufitare Bajakovo , në kufirin me Serbinë, pritjet arrijnë deri në tre orë.

Postimi i plotë:

Informacion mbi gjendjen në pikat kufitare dhe qarkullimin rrugor në Republikën e Kroacisë

Zagreb, 2 gusht 2026

Trafiku në pikat kufitare dhe urat ndërkombëtare vazhdon të zhvillohet me kufizime, si pasojë e fluksit të shtuar të udhëtarëve. Në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare, zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, përmes Atasheut nga MPB z.Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, i cili ka në përgjegjësi zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare me Malin e Zi. Sipas përgjegjësve policorë, autoritetet janë duke bërë maksimumin për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika kufitare.

Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga autoritetet më 2 gusht në ora 11.58, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi, në pikën kufitare Karasovići pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa në dalje raportohen pritje disaorëshe (kolona arrin disa kilometra). Kurse në pikën kufitare Vitaljina, pritjet në dalje janë rreth katër orë.

Kryetari i Komunës së Konavlës në të cilën gjendet dy vendkalimet kufitare, z.Božo Lasić, ka aktivizuar Shtabin e Mbrojtjes Civile. Është bërë thirrje banorëve lokal që të shtyjnë të gjitha udhëtimet me automjete personale që nuk janë të domosdoshme, me qëllim uljen e bllokimeve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Ndërsa policia po devijon një pjesë të qarkullimit në rrugë alternative, banorët lokalë po ndihmojnë udhëtarët duke u shpërndarë ujë dhe duke u ofruar përdorimin e tualeteve.

Gjithashtu, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Bajakovo, pritjet arrijnë deri në tre orë.

Në gjithë territorin e Republikës së Kroacisë janë evidentuar kolona të gjata në pothuajse të gjitha autostradat, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. Kufizimet infrastrukturore në disa ura vazhdojnë të ndikojnë në qarkullimin e automjeteve të rënda.

Situata ka ndikuar edhe në transportin publik, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në orare. Bashkatdhetarë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë shfrytëzuar dje shërbimet e Stacionit të Autobusëve në Zarë, kanë kontaktuar me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb dhe bëhet e ditur se vonesat arrijnë deri në 3 orë.

Udhëtarëve dhe transportuesve u rekomandohet që gjatë planifikimit të udhëtimeve të marrin parasysh vonesat dhe kufizimet aktuale.

Ambasada e kosoves zagreb

Më shumë nga Lajme

  • 15:37Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
  • 15:23Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm
  • 15:05Protestuesit në Han të Elezit djegin goma në shenjë proteste ndaj SharrCem
  • 14:50Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë
  • 14:36Përplasja në Kuvend, Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes